Donat Syla, boksier i kategorisë së rëndë është shpallur kampion ballkanik për të rinj në kampionatin që është mbajtur në Rumani.
Boksieri gjilanas në finalen e madhe e ka mposhtur boksierin nga Bosnja Hercegovina, Nijaz Kunovac. Gjilanasi gjatë tri raundeve ishte më i mirë se kundërshtari i tij, i cili u shpall fitues me rezultat unanim duke fituar medaljen e artë.
Pas fitores ai ka thënë se është shumë i lumtur që ka ngadhënjyer në finale ndaj një boksieri shumë cilësor. Ai ka thënë se ndjehet shumë krenarë me suksesin e arritur./Kryelajmi/