Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka ardhur me një reagim në rrjetin social facebook pasi nuk ka arritur të kalohet në Kuvend, propozimi për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet.
Gervalla thekson se megjithëse opozita ishte unik në bllokimin e kësaj mundësie, ata sërish nuk do të tërhiqen nga ky ligj.“Në fund të fundit, edhe në procedurë të rregullt do të votohet dhe atë shumë shpejt. Premtimin tonë do ta mbajmë” shkruan Gervalla në facebook.