Arta Berisha ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtares së Bordit të RTK-së.
Ajo tha se dorëheqja e tij lidhet me skandalin e shkrimit të Slobodna Bosna të publikuar në RTK, ku linçoheshin Gazeta Nacionale dhe portali Periskopi.
“Sot, pas mbledhjes së Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), kam dhënë dorëheqje nga funksioni i anëtares së Bordit të RTK-së. Për mua ka qenë përgjegjësi e madhe dhe nder të jap kontributin tim profesional në përpjekjen që transmetuesin publik ta avancojmë drejt një shtëpie informative në shërbim të së vërtetës, edukimit dhe emancipimit shoqëror.”, ka shkruar ajo.
Në lidhje me lajmin e publikuar nga RTK-ja, Berisha ka thnë se janë shkelur standardet profesionale të gazetarisë, dhe sipas saj bordi është gënjyer.
“Duke qenë mbështetëse e standardeve profesionale në gazetari, të cilat i kam respektuar maksimalisht qoftë si gazetare aktive, qoftë si anëtare e Bordit të RTK-së, për mua ka qenë e paparanueshme që shkelësit e standardeve profesionale të kalojnë pa u ndëshkuar sipas rregulloreve të RTK-së. Raporti i Komisionit të RTK-së është i qartë dhe tregon se në rastin e fundit – botimin e një teksti të paverifikuar dhe të plasuar fillimisht nga një medium tjetër – janë shkelur standardet profesionale të gazetarisë, për më keq: bordi është gënjyer. Kjo për mua është e patolerueshme. Shpresoj se praktika e mosndëshkimit të mos rikthehet në RTK.”, ka përfunduar ajo.
Postimi i plotë:
Sot, pas mbledhjes së Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), kam dhënë dorëheqje nga funksioni i anëtares së Bordit të RTK-së.
Për mua ka qenë përgjegjësi e madhe dhe nder të jap kontributin tim profesional në përpjekjen që transmetuesin publik ta avancojmë drejt një shtëpie informative në shërbim të së vërtetës, edukimit dhe emancipimit shoqëror.
Falënderoj Kuvendin e Republikës së Kosovës për besimin e dhënë për të qenë pjesë e autoritetit më të lartë drejtues të RTK-së.
Duke qenë mbështetëse e standardeve profesionale në gazetari, të cilat i kam respektuar maksimalisht qoftë si gazetare aktive, qoftë si anëtare e Bordit të RTK-së, për mua ka qenë e paparanueshme që shkelësit e standardeve profesionale të kalojnë pa u ndëshkuar sipas rregulloreve të RTK-së.
Raporti i Komisionit të RTK-së është i qartë dhe tregon se në rastin e fundit – botimin e një teksti të paverifikuar dhe të plasuar fillimisht nga një medium tjetër – janë shkelur standardet profesionale të gazetarisë, për më keq: bordi është gënjyer. Kjo për mua është e patolerueshme. Shpresoj se praktika e mosndëshkimit të mos rikthehet në RTK.