21.398 nënshkrime për tërheqjen e Trustit janë dorëzuar sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi iniciatori Adnan Jashari, shkruan Jepi zë.
Ai ka falenderuar qytetarët e Kosovës që kanë shprehur gatishmërinë për nënshkrimin e këtij peticioni.
Postimi i plotë:
Sot në cilësine e Iniciatorit të peticionit për Nismen Legjislative Qytetare, që lejon tërheqjen e kursimeve deri 30%, së bashku me disa nga vullnetarët e grupit nga e gjithë Kosova, që na kanë ndihmuar në mbledhjen e nënshkrimeve, si dhe me deputetin e Kuvendit të Kosoves z.Bekim Haxhiu, dorëzuam 21.398 nënshkrimet e qytetarëve të Kosovës, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ne i bëjmë thirrje Kuvendit dhe Qeverisë, që t’i përshpejtojnë procedurat për riprocedim të Projektligjit që lejon tërheqjen e kursimeve deri 30 %, dhe mos të hezitojnë që të votojne pro kësaj kërkese.
Kërkesa e qytetarëve është urgjente për shkak të gjendjes së rënduar, me çmimet e larta të produkteve dhe inflacionit tepër të lartë.
Kësaj radhe kërkesa ka ardhur si Nismë Legjislative, përmes nënshkrimeve të qytetarëve të Kosovës, prandaj nuk ka arsye që deputetët e Kosovës mos të jenë pro kësaj kërkese.
Shfrytëzoj rastin që t’i falenderoj edhe njëherë të gjithë qytetarët e Kosovës, që kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të nënshkruar Peticionin, dhe falenderim për të gjithë vullnetarët e grupit që kanë mbledhur nënshkrime në çdo qytet të Kosoves.
I juaji Adnan Jashari