Është dorëzuar në polici personi që kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një viktime në fshatin Uglar të Gjilanit.
Në Policinë e Kosovës kanë deklaruar se rasti kishte ndodhur më 17 gusht ndërsa pas tri ditësh i dyshuari është paraqitur në stacionin policor.
Po ashtu nga i dyshuari është konfiskuar një revole ‘Zoraki’ e kalibrit 7.65mm.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar.