Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, është shprehur i lumtur për pilotin e ri gjilanas, Dorian Kadriun, me preardhje nga Lugina e Preshevës, i cili tani ka zgjedhur drejtimin e tij si pilot.
Nënkryetari Ismajli, ka thën se vendi ynë është i mbushur me talentë të ndryshëm, dhe e jona është t’i ndihmojmë të rinjët në rrugëtimet e tyre.
Ja postimi i plotë: ( pa ndërhyrje )
Jashtëzakonisht i lumtur, të ndajë me ju një lajm të mirë, për të riun gjilanas, Dorian Kadriu, i cili po ecën me hapa të sigurtë dhe të drejtë në rrugën e dijes!
Pikërishtë, sot në ditën e parë të gjysëmvjetorit të dytë, kur mijëra të rinjë rinisin garën e madhe të mësimnxënies, një i ri gjilanas me preardhje nga Lugina e Preshevës, na bënë të ndjehemi krenar dhe të lumtur.
Nuk ka rrugë tjetër më të ndritshme se rruga e dijes, e cila do na dërgojë drejtë zhvillimi të mirëqenies së shoqërisë, vetëvetes dhe vendit në përgjithësi!
Vendi ynë është i mbushur me talentë të ndryshëm, dhe e jona është që nëse nuk mundemi t’i ndihmojmë të paktën mos ta pengojmë zhvilimin e tyre!
Jemi këtu për të bëre më të mirat për brezin e ri, sepse ata janë pasqyra më e mirë e punës sonë!
Pilot kosovar vetëm 18vjeqar!
Përgjithmonë krenar!