Doruntina Hasani, nga sot është emëruar Drejtoresh e Shëndetësis në Gjilan, këtë pozitë e mori pasi kjo drejtori mbeti pa drejtues të saj, Aurora Osmani, ishte në atë pozitë gjatë koalicionit VV-PDK.
Hasani ka treguar se nga sot ajo do të udhëheqëse e kësaj drejtorie, pas dy vitesh e cila ishte e angazhuar si drejtoreshë në Administratë të Përgjithshme në Gjilan.
Shkrimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Pas pothuajse dy vitesh e angazhuar në udhëheqjen e Drejtorisë për Administratë të Përgjithshme, ju njoftoj se nga sot kam filluar të ushtroj detyrën e Drejtoreshës së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Falenderoj Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme gjatë tërë bashkëpunimit tonë. Lideri i nivelit të tij, materializon pikëpamjet tona politike.
Gjithashtu, falenderoj zyrtarët e Drejtorisë së Administratës për bashkëpunimin dhe korrektësinë.
Angazhimi dhe përpjekjet tona të përbashkëta si institucione komunale, në shërbim të parimeve dhe zotimeve qeverisëse, do të intensifikohen me qëllim të përmbushjes së objektivave tona për shërbime më efikase, infrastrukturë më të mirë dhe mirëqenie më të lartë.
Dyert e zyrës sime do të jenë përherë të hapura për qytetarët – me vullnet të plotë politik për të bërë ndryshime pozitive.
Mbesim të palëkundur përballë sfidave që na presin.
Me respekt, Doruntina Hasani
Drejtoreshë e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale