Me vendim zyrtar të autoriteteve kompetente, Dr. Afrim Cana është zgjedhur dhe emëruar Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, për një mandat katërvjeçar.
Ky emërim vjen si rezultat i një procesi të rregullt dhe të bazuar në kritere profesionale dhe menaxheriale, duke reflektuar përkushtimin për të forcuar udhëheqjen dhe funksionimin e institucioneve shëndetësore në nivel lokal.
Dr. Cana, me përvojë të gjatë në sektorin e shëndetësisë dhe me kredibilitet profesional të dëshmuar, pritet të sjellë frymë të re në menaxhimin e spitalit, rritje të efikasitetit, transparencë në qeverisje dhe përmirësim të shërbimeve ndaj pacientëve.
Ky mandat i besuar është një mundësi për të ndërtuar një sistem më të fuqishëm shëndetësor në shërbim të qytetarëve të Gjilanit dhe më gjerë./Radio Star/