Një mëngjes i zakonshëm u shndërrua në një ditë historike për kirurgjinë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit. Ishte 26 mars 2025, ora 07:30, kur Dr. Besim Guda, kardiolog i njohur, u thirr me urgjencë në sallën e operacionit për një konsultë të fundit para një ndërhyrjeje të pazakontë. Ajo që nisi si një procedurë rutinë, shpejt u kuptua se ishte një rast i veçantë – një diagnozë që më parë nuk ishte operuar në këtë spital.
Pikërisht këtë ngjarje madhore, që shënon një përparim të rëndësishëm në shëndetësinë vendase, e ka treguar më së miri vetë Dr. Besim Guda. Në rrëfimin e tij emocionues, ai përshkruan momentin kur ekipi kirurgjik, i udhëhequr nga Dr. Kushtrim Qerimi, kirurg i përgjithshëm me përvojë mbi 10-vjeçare në Gjermani, dhe Dr. Alban Bislimi, po ashtu kirurg me eksperiencë nga Gjermania, u përgatit për të kryer një operacion të ndërlikuar: largimin e një tumori të rektumit me metodën transanale/transrektale. Bashkë me ta, në këtë mision të rëndësishëm ishin edhe Dr. Vlora Demolli-Ajeti, Dr. Arber Morina dhe Dr. Sevdail Mustafa, ndërsa anestezionin e udhëhoqi Dr. Selami Kurteshi.
Operacioni u realizua me sukses të plotë dhe pacienti e kaloi periudhën post-operatore pa komplikime, duke shënuar një fitore të madhe për ekipin mjekësor dhe për shëndetësinë në Kosovë. Ky është një tregim që na kujton se edhe në vendin tonë, përmes përkushtimit dhe rikthimit të profesionistëve të formuar jashtë, mund të arrihen suksese të mëdha.
“Sa krenar me ta. Sa Kushtrima ka Kosova?” – pyet Dr. Guda në fund të rrëfimit të tij, duke na lënë të reflektojmë mbi të ardhmen dhe mbi mundësitë që krijojnë ata që zgjedhin të rikthehen për të kontribuar në vendlindje.
Ky është postimi i plotë në facebook nga Dr. Besim Guda:
Kontribut modest ne ngjarje madhore !
Me date 26.03.2025 ne oren 7:30 min ftohem me urgjence ne sallen e operacionit te Kirurgjise. Kishin nje nje konsulte kardiologjike para operatore , dhe se pacienti priste vetem mendimin tim per tu futur ne sallen operatore. Ishte nje konsulte rutin te cilen e perfundova shpejt , por nga anamneza e pacietit kuptova se kishim nje rast te vecant per operacion , nje diagnoze te cilen me pare nuk e operonim ne SP te Gjilanit. Ekipi operator i udhehequr nga Dr. Kushtrim Qerimi -kirurg ipergjisthshem, i sapo kthyer nga Gjermania , me nje pervoje mbi 10 vjeqare ne sallat e Kirurgjise ne Gjermani dhe Dr. Alban Selimi kirurg i pergjithshem ne SP te Gjilanit edhe ai me pervoje Gjermane , si dhe Dr. Vlora Demolli – Ajeti , kirurge e pergjithsme ne SP te Gjilanit , do te largonin nje Tumor te rektumit tek nje pacient mashkull ne largesi 9-10 cm nga linea ani me metoden transanale/transrektale . Excison in toto. Ekipit iu bashkuan edhe Dr. Arber Morina dhe Dr. Sevdail Mustafa , ndersa anestezionin e udhehoqi dr. Selami Kurteshi. Duhet permendur edhe instrumentaret Sofijen dhe Fatjonen. Operacioni kaloi si eshte me se miri. Pas operacionit pacienti ndihet mire. Edhe ne viziten e nje dite me vone ai vazhdon te jete me parametra stabil.
Ky eshte nje tregim per shpresen qe ka ky vend. Ky vend qe ka djem dhe vajza te reja te cilet do te bartin barren e madhe te ecjes perpara. Thone “zoti ta mbyll nje dere , por Ti hap dy tjera”. Eshte e veshtire per mjeket tan te shkojn ne Gjermani , te adaptohen atje , te marrin zanatin dhe te vazhdojne te punojne ne nje vend te huaj. Po ja , ka disa prej tyre , te paket ne te vertet, por qe gjejne forcen dhe kthehen ne vendlindje. Sa krenar me ta . Sa Kushtrima ka Kosova ?!