Paska kaluar nje vit pa dr.Shaban Rexhepin , mikun ton , gjinekologun e shkelqyer , njeriun e dashur dhe me humor te mire.
Pershkrimi i tipareve shume i mire , i dashur , i ditur disi te largon nga personaliteti i njeriut , i ofrohet me shume kortuazise se sa njohjes reale , te vertet , humane me individin. Dr. Shabanin e kam njohur nga viti 1996 , at bote ai specialist i gjinekologjise e une stazher i mjekesise se pergjithshme.
Duhej kryer edhe stazhi i detyruar nga gjinekologjia , dhe adrese e vetme ishte dr. Shabani. Nuk njiheshim me heret , kishim dallim moshe ,po ja qe ne takimet e para fituam nje besim ndaj tjetrit, Une ruaj shume kujtime e takime me agen Ban , ashtu siq e therrisja , po ja qe nja tre momente me kan mbetur ne kujtese. E para , gjate stazhit ne gjinekologji , vjen nje paciente, serbe , shume e veshtire per te lindur dhe mbaj mend motra kryesore e repartit i tha dr.Shabanit se e kishte porositur shefi qe e njejta te shkoj ne sallen e gjinekolgjise per te linduar me operacion . Shefi dhe motra kryesore ishin jo shqiptar , dhe urdherat e tyre duhej te zbatoheshin.
Dr. Shabani hyri ne dhomen e lindjes , e vizitoi pacienten dhe tha pa nguruar ” jo more kjo lind me rruge normale” , dhe doli per te pire nje cigare. Kjo kohe kaq e shkurter , e tymosjes se nje cigareje per mua ishte sa nje shekull. Me dukej se doktori po vonohej ( aq dija ate kohe) dhe se ishte veshtire te realizohej ajo cka tha dr.Shabani , fryti ishte shume i madh dhe veshtire te behej lindja normale. Po ashtu situata politike ishte e veshtire , shqiptaret ishin nen llupe ne cdo institucion shendetesor dhe kisha frike per doktorin. Ishte nje lufte heroike ne mendjen time .
Te dilte ashtu siq tha dr. Shabani , per mua ishte ngadhnjimi i te mires, te drejtes , diturise mbi tjerat. Erdhi doktori , dhe me disa levizje ,per sume pak kohe arriti te linde gruan me rruge normale.Isha i fascionuar dhe shume i gezuar. Nje vit rend me duket cdo dite e kam treguar kete ngjarje.Nuk di disi edhe une ndjehesha krenar , edhe pse roli im ishte krejt i pa rendesishem.
E dyta , shpesh kur uleshim me pi kafe , ia merrja nga nje cigare per ta dhezur dhe me kthente duke qeshur , he te mira ages keto apo jo dhe qeshte , une nuk kisha kurre pako te cigareve me vete.
Dhe e treta , gjate nje vizite qe i beme bashke kampit Bondstill ne vitin 2001 ose 2002 , e shoqerova shumicen e kohes .Une flisja anglisht dhe i perktheja doktorit . Pasi mbaruam viziten , dolem ne oborr , e pam spitalin levizes te ndertuar per vetem pak kohe , u befasuam shume kendshem . Ai nxorri pakon e cigares dhe e dhezi nje e po mendonte dicka . I them aga Ban si tu duk ? Me tha shume mire , e pa edhe ti vet. Pastaj si per shaka i them aga Ban , kemi ne cka mesojm prej tyre ! Po me thot bile edhe shume , ndersa ata prej nesh mund te mesojne qysh me i ” marre te bijet ne t’pan “.
Qeshem te dy qeshen edhe tjeret qe ishin afer aty.
Pas pensionimit te tije , disa here kemi pire kafe se bashku. Kishte nostalgji per spitalin , interesohej per repartin e tije . Krejt ne fund , e pata edhe pacient , nje paciet qe na iku shpejt nga kjo bote.
I perjetshem kujtimi per agen Ban alias – dr. Shaban Rexhepin mikun tim te dashur.