Duke qene deshmitare te nje fenomeni qe po ndodhe cdo dite ku protezat ´me gure` – Breketat e Telat jane trend dhe nje `miti` se ato nuk duhet te vendosen para moshes 13,14 vjeq, eshte koha ta definojme sakte dhe qarte kete fenomen.
Protezat apo guret ne dhembe sherbejne per korigjimin e pozites se dhembeve kur ata jane te shtrember apo dalin gabim ne nofull, por ato nuk jane opcioni I vetem per te trajtuar nje problem te nofullave dhe dhembeve. Ne protokollet boterore ka shume aparate te cilat perveq dhembeve permiresojne poshtu funksionin e nyjes dhe nofullave.
Terapia me proteza nuk nenkupton vetem drejtimin e dhembeve, ajo ka te beje poashtu me zhvillimin normal te nofullave dhe dhembeve se bashku dhe nje lidhje te ngushte me rritjen e trupit se femiut njekohesisht.
Kjo terapi ndahet ne dy grupe te medha :1. terapi e hershme e cila realizohet nga mosha 8 – 10,11 vjeq kur ne goje ka dhembe te perhershem dhe te qumeshtit dhe 2. terapi kryesore (e vonshme) pas moshes 14,15 vjeqare kur tashme ne goje kane dalur te gjithe dhembet e perhershem. Terapia e hershme perfshin aparate te ndryshme qe quhen aparate funksionale te cilat kane efekt ne rritjen e kockes se nofullave dhe funksionit te muskujve, ndersa terapia e vonshme me Breketa apo `gure´ vepron vetem ne dhembe.
Per shkak se Prevenca apo Parandalimi dhe jo Mjekimi eshte qellimi per shendetin e njeriut, jane dy gjera shume me rendesi qe duhet ti marrim parasysh kur flasim per drejtimin e dhembeve dhe zhvillimin e nofullave: nje konsulte me nje expert te fushes – Ortodont eshte e domosdoshme ne moshen 7-8 vjeqare sepse ne disa raste ne moshen 13,14,15 vjeq tashme mund te jete vone per te korigjuar disa anomali apo probleme te nofullave !!!
Dentistet e pergjithshem nuk mund gjithmone te identifikojne problemet me nofulla, prandaj kerkoni nga ata qe te ju udhezojne gjithmone tek nje Ortodont – specialist I kesaj fushe , nje konsulte e cila eshte shume nevojshme per t´i prevenuar disa anomali te nofullave per te cilat mund te behet vone kur gjithe dhembet e perhershem jane ne goje.
Ne anen tjeter per fat jo secili prej nesh ka nevoje per korigjimin e pozites se nofullave ne moshe te hershme, dhe po ashtu me zhvillimin e teknologjise tashme shume trajtime ortodontike (Protezat Transparente) jane te mundshme edhe ne mosha me te rritura.
Per specifikat e problemit dhe zgjidhjen e duhur duhet nje informim shume I sakte te cilin nuk mund ta ofrojne dentistet qe nuk jane te kualfikuar apo specializuar.