Dr. Imran Shaqiri, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë Osteomuskulare, vazhdon të vlerësohet si një nga mjekët më të respektuar në Kosovë. Ai njihet për profesionalizmin e tij të lartë dhe qasjen njerëzore ndaj pacientëve, duke fituar besimin dhe mirënjohjen e shumicës që kërkojnë ndihmën e tij.
Së fundmi, familja Hajdari i është bashkuar listës së gjatë të atyre që kanë falënderuar publikisht Dr. Imranin.
Në një postim në rrjetet sociale, familja shprehu mirënjohjen për kujdesin dhe suksesin e operimit që ai realizoi, duke theksuar respektin dhe përkushtimin e tij ndaj pacientëve.
Në postim e familjes Hajdari, thuhet:
Falemnderim i veçantë për Dr. Imran Shaqirin – specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë Osteomuskulare
Pas një lëndimi serioz në këmbë, bashkëshortja ime iu nënshtrua një operimi që, falë profesionalizmit dhe përkujdesjes së jashtëzakonshme të Dr. Imran Shaqirit, përfundoi me sukses të plotë.
Ne si familje falënderojmë Dr. Imran Shaqirin për profesionalizmin dhe kujdesin e tij të jashtëzakonshëm, dhe jo vetëm për aftësitë e tij mjekësore, por edhe për qasjen e tij njerëzore e mbështetëse.
Qyteti i Gjilanit dhe Kosova duhet të jenë krenarë për një mjek të tillë të përkushtuar.
Faleminderit nga zemra, Dr. Imran!”
Dr. Imran Shaqiri është një shembull i ndritur i profesionalizmit në mjekësi, duke treguar vazhdimisht se kujdesi për pacientët nuk është vetëm detyrë, por edhe mision./Radio Star/