Rreziku që u kanoset personave që mund të përdorin produkte jo të duhura për eliminimin e lythave apo nishaneve, ndonjëherë mund të i dërgojë ata edhe deri në onkologji.
Drejtori i Klinikës Onkologjike në QKUK, Ilir Kurtishi, tha se në këtë klinikë çdo vit u vijnë deri në dy apo më shumë raste, të cilët kanë përdorur produkte jo të duhura.
Për KIKS-in, Kurtishi thotë se ka raste kur pacientët kanë përdorur produkte jo të duhura në periudha të gjata deri në dy vite dhe pas ardhjes në onkologji është kuptuar se sëmundja ka kaluar stade dhe se ndihma që mjekët mund të u jepnin ishte shumë e vogël.
Kurtishi gjithashtu shtoi se mënyra e vetme e trajtimit të këtyre problemeve është nëpërmjet mjekëve dhe mjekësisë dhe se qytetarët nuk duhet t’u besojnë produkteve që shiten pa recetë. /Klankosova.tv/