Me rastin e përfundimit me sukses të specializimit në lëmin e Gastroenterologjisë, Dr. Shqipërim Aliu shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e tij të thellë për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë shkollimit specialistik.
Një falënderim i veçantë i shkon Komisionit Udhëheqës, të kryesuar nga Prof. Asoc. Dr. Skender Telaku, si dhe anëtarëve të komisionit Prof. Dr. Ibrahim Rudhani dhe Dr. Sci. Adem Haziri, për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë procesit të vlerësimit.
Gjithashtu, falënderim i veçantë shprehet për Drejtoreshën Dr. Fitore Komoni, për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, si dhe për të gjithë stafin dhe kolegët për korrektësinë dhe bashkëpunimin profesional.
Mirënjohje e veçantë i shkon mentorit Dr. Remzi Berisha, i cili me udhëzimet, përvojën dhe angazhimin e tij ka luajtur një rol kyç në formimin profesional dhe shkencor të Dr. Aliut.
Në fund, falënderimi më i sinqertë shkon për familjen – prindërit dhe vëllaun, si dhe për bashkëshorten Dr. Liridona Sopi, për përkrahjen e vazhdueshme dhe mbështetjen e pakursyer gjatë këtij rrugëtimi profesional.










