Të nderuar miq, dashamir, familjar dhe qytetar të respektuar të Komunës së Gjilanit, Ju njoftoj se, sot më 2 maj 2018, zyrtarisht kam marrë postin e Asambleistit të Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e AAK-së.
Kjo, falë mbështetjes tuaj që më dhatë në zgjedhjet e fundit. Gjithashtu, lidhja e koalicionit me fituesit e zgjedhjeve komunale, e bëri edhe më të fuqishëm postin tim për të qenë në shërbimin tuaj.
Prandaj, duke qenë faleminderues ndaj juve, me tërë qenien time do të angazhohem, që të mbrojë interesat tuaja qytetare, ashtu siç kam shërbyer dinjitetshëm si mjek me përvojë të gjatë. Përjetësisht faleminderues për besimin e dhënë!
Me respekt, Dr. Xhevat DEMIRI