Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një takim me partitë opozitare në lidhje me draftstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ajo tha se pas dorëzimit të drafit edhe tek partitë opozitare do t’i thërras të njëjtat në takim ditëve në vijim për t’i marrë shqetësimet e tyre sa i përket draftit të dorëzuar nga euro-amerikanët.
Sa i përket nisjes së peticionit për largimin e kryetarëve të katër komunave veriore, Osmani tha se nuk ka asnjë informatë zyrtare sa i përket kësaj.
Këto komente Osmani i bëri pas pjesëmarrjes në konferencën për Integritetin e Informacionit të organizuar nga NDI.