Muharrem Jashari pas disa vitesh është larguar nga Trepça ’89.
Ai ka arritur marrëveshje personale me Dritën, mëgjithatë transferimi ende nuk është zyrtarizuar.
Presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka deklaroi se deri dje Jashari ishte në negociata me Gjilanin.
“Bisedova me Muharremin, ai tha që Drita i ka siguru mjetet që i kam kërku unë. Unë kam qenë në bisedime me Gjilanin, por deri dje nuk kanë sjell asgjë. Muharremi sa ka qenë në Turqi, unë kam pas ofertë konkrete nga Dinamo e Tiranës, që ia kanë plotësu kushtet Muharremit edhe klubit por ai nuk dashti me shku në Shqipëri dhe ka qenë në bisedime me Gjilanin. Unë kam mendu që ka me përfundu me Gjilanin, e sot e pash postimin që e ka bërë me Dritën. Te kqyrum tutje. Tani për tani ai është lojtar i Trepçës ’89, ata kanë afat për me i pru mjetet për me nënshkru marrëveshjen” deklaroi Zeka për Indeksonline.