Drejtoresha e Arsimit në Gjilan, Albana Demiri, po qëndron për vizitë në Zvicër shkruan Radio Star.
Drejtoresha Demiri ka vizituar dy shkolla: Shkollën Fillore “Kopfholz”-Adliswil, dhe shkollën e mesme për të rritur KME (Kantonale Maturitätsschule für Erwachsene) në qytetin e Cyrihut, ka parë nga afër sistemin arsimor në Zvicër, për të shkëmbyer modelet dhe praktikat e arsimimit.
Shkrimi i plotë:
Gjatë qëndrimit të saj në Cyrih të Zvicrës 🇨🇭, Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Gjilanit, Albana Demiri vizitoi dy shkolla: Shkollën Fillore “Kopfholz”-Adliswil🏣, dhe shkollën e mesme për të rritur KME (Kantonale Maturitätsschule für Erwachsene)🏢, e cila përgatitë të rinjët për studime Universitare të Cyrihut dhe më gjerë 🎓
E njejta nga përfaqësuesit e këtyre shkollave u njoftua nga afër me sistemin arsimor në Zvicër, për të shkëmbyer modelet dhe praktikat e arsimimit aty, e në veçanti punën praktike në laboratoret e shkencave natyrore si: Kimi🔬, Biologji🍀 Matematikë 📊dhe Fizikë🔭 .