Shkolla e Muzikës dhe Arteve Pamore, rrezikon të mos mbajë mësim në objektin e ri për shkak se mungon trafoja kryesor.
Objekti i ri i Shkollës së Muzikës dhe Arteve Pamore, tani me me uljen e temperaturave do të përballet edhe me mungesë të ngrohjes.
Drejtoresh e Arsimit në Gjilan, Albana Demiri, ka folur për Radio Star për telashet që po i kanë me trafo në Shkollën e Muzikës dhe Artit Pamor, duke shtuar se “problemin me trafo e kam gjetur si problem aktual, i cili u adresua tek unë si drejtoreshë që në ditën e dytë të detyrës time si një problem i mëhershëm”.
“Aktualisht çështja e trafo-s është iniciuar nga Drejtoria e Arsimit dhe është publikuar tenderi dhe presim procedurat e tjera të prokurimit, besoj që brenda një muaji do të jetë funksionale”, ka thënë Demiri.
“Sipas mendimit tim është dashur të planifikohet paralelisht me ndërtimin e objektit të ri shkollor edhe vendosja e trafo-s ose gjetja e modaliteteve të tjera për furnizim me energji elektrike”, tha Demiri.
Ajo ka treguar se posa e ka marr pozitën e drejtoreshës në bashkëpunim me drejtorin e KEDS-it, “drejtorët e shkollës së Muzikës dhe Artit Pamor, jemi takuar për të kuptuar nga afër se ku qëndron problemi me mosfunksionimin e kësaj trafo”, shtoi ajo.
“Nuk ka pasur projekt të më hershëm, por vetëm disa skica të përafërta e cila nuk kanë qenë të mjaftueshme për inicim. Pastaj kam ardhur në përfundim që me ndihmën e profesorit dhe inxhinierit Florim Bajramit, ta realizojmë projektin për trafo dhe ta iniciojmë në prokurim, një ndihmë jashtëzakonisht e madhe nga ana e tij”./Radio Star/