Drejtoresha e DSHMS-së Aurorë Osmani, ka pritur në takim Dr. Ramadan Shaqiri, i cili tash e disa muaj, është kampion nga numri i kontrollave të pacientëve është i pari përherë.
Osmani ka falemnderuar Shaqirin për përkushtimin dhe seriozitetin në punën profesionale të tij.
Shkrimi i plotë:
Kafe Falenderimi 🙌🏻
Drejtoresha e DSHMS-së znj. Aurorë Osmani, mirëpriti në takim Dr. Ramadan Shaqiri, për ta falenderuar në veçanti për përkushtimin dhe seriozitetin në punën profesionale të tij, në shërbim të pacientëve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Doktori kampion, tash e disa muaj, është ai i cili për nga numri i kontrollave të pacientëve është i pari përherë.
Human, serioz, punëtor e profesionist i lëmisë njihet Dr. Shaqiri.
Në ciklin e ‘kafeve falenderuese’, do të prezentojmë edhe doktorë të tjerë në vazhdimësi!
🌻