Drejtoresha e DSHMS-së, së bashku me drejtoreshën e QKMF-së, realizuan vizitat e përbashkëta në fshatrat Malishevë, Uglar dhe Pogragjë.
Nga afër u informuan nga stafi shëndetësor rreth mbarëvajtjes së punës nëpër këto qendra.
AMF- në Uglar është në gjendje aspak të mirë, sa i përket infrastrukturës.
Shumë shpejt do të intervenohet në këtë objekt, në mënyrë që shërbimet të jenë sa më cilësore.
Vëmendjen e duhur po e merr shëndetësia!