Në takim ishin z. Fatmir Shurdhani menaxher i Handikos, z. Bajram Spahiu kryetar i Shoqatës së të Verbërve, dhe znj. Almedina Morina përgjegjëse e zyrës informuese së Down Syndrome.
U bisedua rreth sfidave që aktualisht përballen këto shoqata. Gjithashtu u diskutua për mënyrën se si ne si drejtori mund të jemi më afër nevojave, brengave e sfidave të tyre, në menyrë që adresimi i kërkesave të tyre të jetë më lehtë i realizueshëm.
Sipas z. Shurdhani, shoqata Handikos ka të anëtarësuar 1156 persona me aftësi të kufizuar, e shërbimet profesionale ofrohen vetëm nga 5 profesionistë.
Ndër të tjera, sipas Z. Bajram Spahiu, Shoqata e të Verbërve ka të anëtarësuar 475 anëtarë.
Ne si drejtori, zotohemi që brenda mundësive buxhetore, gjithmonë do t’i mbështesim këto kategori.