Drejtoresha e DSHMS-së znj. Aurorë Osmani, mirëpriti përfituesit e thirrjes publike për financimin e projekteve të OJQ-ve, të cilat projekte janë të dedikuara si më poshtë:
*Organizim e aftësim profesional të kategorive të personave me nevoja të veçanta dhe risocializimi i tyre
*Mbrojtja e kategorive të cilat iu kanë nënshtruar dhunës apo rreziqeve të ndryshme
*Ndihmë për krijimin e kushteve normale dhe rekreacion për personat me nevoja të veçanta
Përfitues të këtyre subvencioneve janë:
🟢Shoqata Handikos
🟢Shoqata e të Verbërve
🟢Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale
🟢NGO Inkluzioni
🟢Organizata për Fëmijë pa kujdes Prindëror
🟢Qendra Edukative për Fëmijë me Nevoja të Veçanta
Që të gjithë këta përfitues do të ofrojnë shërbime të ndryshme brenda komuniteteve të caktuara.
Risi kësaj here i kemi përfshirjen e logopedëve nëpër shkolla, përmes këtyre projekteve.
Punë të mira po bëjmë 🌻