Drejtoresha e DSHMS-së znj. Aurorë Osmani, së bashku me drejtoreshën e DKA-së znj. Selvete Sylejmani, mirëpritën në takim znj. Arbëresha Sherifi nga organizata Save the Children.
Palët arritën marrëveshje partneriteti për projektin ‘Zgjerimi i shërbimeve të integruara të kujdesit dhe zhvillimit gjatë fëmijërisë së hershme me bazë në komunitet në Kosovë- Medicor’.
Ky projekt ka për qëllim shtrirjen e zbatimit të praktikave më të mira në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për fëmijët 0-6 vjeç.
Grupet e targetuara janë fëmijët me aftësi të kufizuar, fëmijët nga grupet e cenueshme dhe fëmijët e privuar nga shërbimet e kujdesit dhe zhvillimit gjatë fëmijërisë së hershme!
Ky projekt përfshin 8 komuna!