Drejtoresha e DSHMS-së znj. Aurorë Osmani, së bashku me drejtoreshën e QKMF-së znj. Arbenita Hajdari, vizituan Qendrat e Mjekësisë Familjare në fshatrat Zhegër, Cërnicë e Llashticë.
U diskutua për funksionalizimin e kutive të ankesave, të cilat shumë shpejtë do të kthehen në shërbim, në mënyrë që kërkesat e ankesat e banorëve e pacientëve të realizohen.
Gjithashtu nga afër u dëgjuan edhe kërkesat e nevojat e stafit shëndetësor.
Ditëve në vazhdim do t’i shohim mundësitë buxhetore për funksionalizim e laboratorit në Zhegër, dhe rikthimin e shërbimit stomatologjik për banorët e fshatit.
Punë të mira po bëjmë! 🌻