Drejtoresha e DSHMS-së znj. Aurorë Osmani, së bashku me udhëheqësen e sektorit të asistencës sociale, znj. Amire Hoxha, pranuan donacion nga KFORI TURK, veshmbathje për familjet në nevojë, më konkretisht për fëmijët.
40 fëmijë përfituan nga ky donacion.
Kriter për përzgjedhje ishin familjet me kushte më të rënda ekonomike, që janë përfitues të asistencës sociale.
Komandanti i LMT, Majori Oral Ateş, tha që aksione të tilla bamirësie do të ketë gjithmonë, sa herë që shfaqen kërkesat e nevojat. Gjithashtu falenderoi për bashkëpunimin e mirë zyrtarët nga drejtoria.
Ne si drejtori shprehim mirënjohjen tonë për kontributin e vazhdueshëm që KFORI TURK jep në ngritjen e mirëqenies sociale në përgjithësi.
#teşekkürederim🇹🇷