Drejtoresha e DSHMS-së znj. Aurorë Osmani, u mirëprit sot në takim nga komandanti i KFORIT TURK LMT, Majori Oral Ateş.
Në takim u diskutua për nismat e reja që do të zhvillohen gjatë javëve në vijim, për të ju dalë në ndihmë familjeve në nevojë, që janë përfituese të asistencës sociale.
Më konkretisht, mbi 30 fëmijëve të gjinisë mashkullore do të ju mundësohet Circumcision (synetia).
Gjithashtu brenda këtyre dy javëve do të bëhet edhe shpërndarje e veshmbathjeve për 5 familje në nevojë.
Falenderojmë dhe shprehim mirënjohjen tonë për këto ndihmesa, që për njerëzit në nevojë janë lehtësira të mëdha dhe shumë të mirëpritura.