Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë pjesë sot në takimin e organizuar nga Komisioni Shtetëror të Maturës (KShM), ku janë bërë të ditura ditët kur do të mbahet Testi i Maturës 2019 dhe përgatitjet që janë duke u bërë për realizimin me sukses të këtij testi qe do te mbahet më 13 Qershor të këtij muaji.
Në mënyrë që Testi i Maturës të funksionojë siç duhet dhe rezultatet të jenë reale, dhe rolin e rëndësishëm të Drejtorive Komunale të Arsimit, ndërsa kërkoi nga ato që të përcjellin informacionin në secilën shkollë dhe përmes hkollës te secili nxënës, që në ditën e mbajtjes së testit nuk do të lejohen telefonat mobil.
Në fund u tërhoq edhe shorti për secilin regjion dhe sipas kësaj tërheqje, datat e mbajtjes së Testit të Maturës 2019 në afatin e parë do të mbahen me daten 13 Qershor ka bërë të ditur për Radio Star drejtori i DKA-së në Gjilan, Nazim Gagica!