Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë në Gjilan, Bajram Isufi me bashkëpunëtorët, ka takuar sot drejtorin koordinues të Agjencionit Pyjor Regjional, Bislim Rrustemin.
Në këtë takim është diskutuar rreth gjendjes momentale të pyjeve, ruajtjen nga keqbërësit e dëmtuesit, si dhe sfidat në të ardhmen për këtë sektor tepër të rëndësishëm për komunën e Gjilanit.
“Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë se bashku me Agjencionin në agjendën e saj kanë si prioritet mbrojtjen e pyjeve dhe pyllëzimin e sipërfaqeve të zhveshura. Ne, si Drejtori e Bujqësisë dhe Pylltarisë konfirmuam mbështetjen nga Agjencioni Pyjor Regjional për parandalimin e dëmtimit të pyjeve nga prerësit ilegalë në komunën e Gjilanit dhe bashkëpunimin e thellë në të ardhmen edhe me institucionet e tjera si policia, prokuroria e gjykata”, ka thënë drejtori i Bujqësisë, Bajram Isufi.