Të dashur nxënës dhe mësues! Të dashur prindër!
E hëna shënon fillimin e vitit të ri shkollor. Për disa, shtatori më nuk shënon fillimin e vitit shkollor, sepse ata suksesshëm kanë kaluar në një fazë tjetër, nga mësimnxënia në studime. Për disa është dita e parë e shkollës, fillimi i ballafaqimit me fakte, nga përrallat e bukura në mësimnxënie.
Shkollimin serioz, dijet e rrënjosura, edukimin e arsimimin e qëndrueshëm, i kemi të domosdoshme për shume arsyeje;
* Për ti kualifikuar drejt, meritueshëm dhe seriozisht ndërtuesit e së ardhmes sonë të përbashkët.
* Për ta kultivuar, ngritur dhe rrënjosur vetëdijen kombëtare, në mënyrë që ti pasurojmë vlerat qytetare dhe njerëzore.
* Për ta penguar ikjen e trurit, si fenomen që sjell dëme të mëdha për shtetin dhe të ardhmen e tij.
* Për tu bërë pjesë e klubit të shteteve te shkolluara e arsimuara evropiane, të matshëm me dije e njohuri.
Pra, ne kemi krijua kushte të mira për mësim, edukim, e studime. Na mbetet ta ngrisim cilësinë, ta bëjmë arsimin e perfeksionuar dhe ta pa ndikuar.
Të rrisësh dhe të mirëedukosh një brez do të thotë të mendosh për 100 vite
Urime!
Me respekt,
Nazim Gagica