Nga Nazim Gagica Drejtori i DKA-së!
Shumë të respektuar familjarë të profesorit Tefik.
Të nderuar kolegë profesorë.
Miq të profesorit Tefik dhe familjes Selimi.
Ne në DKA me pikëllim morëm lajmin për ndarjen fizike të prof. Tefik Selimi, ndaj më lejoni që edhe në emër të Kryetarit Haziri si edhe në emër të Drejtorisë të shpreh dhemvjen tonë dhe të përcjell ngushëllimet më të thella për ju si familje…për ju miq e kolegë të profesorit si dhe për gjithë të tjerët që bashkëndjejnë dhembje.
Më lejoni të shprehë gjithë konsideratat për punën edukative arsimor për më shumë se 4 dekada të prof. Tefik Selimit; të shpreh admirimin për përgjegjësinë e sukseset si edhe për angazhimet e tjera të tij në gazetari, letërsi e fusha të tjera.
Një intelektual i gjithanshëm, që vokacion pati shpërndarjen e dijes: një kolegë e mik; një njeri që si i gjithë arsimi eci në teh shpate; një mësimdhënës që pati fatin t’i shoh brezat e tij të rriten e të bëhen edhe më të suksesshëm.
Pra, prof.Tefiku e pa punën e tij; rezultatet e punës së tij sepse pa sukseset e nxënësve të tij. Prandaj ai ka përmbushur misionin e jetës së tij….dhe sot ne le neve dhembjen dhe kujtimin më të mirë për të
Le ta ruajmë në kuhtesë më të mirën e tij dhe le ta nderojmë atë. Ta kalojmë dhembjen të gjithë së bashku….kështu e kemi më lehtë.
E nderuar familje Selimi…miq e kolegë…ngushëllime të gjithëve. Nderim jetës së prof. Tefik Selimit.