E nderuara familje Beshtica; miq të profesorit.
Ju sot keni humbur një familjarë….ndërsa të gjithë ne bashkë kemi humbur një njeri të madh, një njeri të jashtëzakonshëm kemi humbur një mik të madh ;
Po ndahemi sot fizikisht nga profesori që rrezatoi kudo e kurdo sinqeritet e afërsi, përkushtim e entuziazëm.
Të gjithë bashkë tani e tutje le të ruajmë në kujtesën tonë ato virtyte që e ndërtuan atë dhe le të provojmë të marrim nga virtytet e tij.
Nderim i përjetshëm jetës dhe veprimtarisë arsimore, të profesor Zymber Beshtica.
Ngushëllimet më të thella familjes e miqëve për këtë humbje të madhe
Drejtori i Arsimit ngushëllon familjen e profesorit Zymber Beshtica
