Drejtorini Arsimit në Komunën e Gjilanit Nazim Gagica është pritur nga drejtori Organizates Turke per Bashkepunim dhe Koordinim (TIKA) Hasan Burak Ceran, me të cilin ka diskutuar për projekte të përbashkëta Infrastrukturore për Shkollat e Komunës së Gjilanit dhe krijimin e kushteve sa më të mira për nxenësit.
Konkretizimi i ketij bashkëpunimi pritet të ndodhë ne muajin Janar 2019 në një vizitë që do ti bëhet Komunës së Gjilanit nga përfaqësues të lartë te kesaj organizate e që objektiv kryesor i vizitës do të jetë SHMU “ Nazmi Hoxha” dhe hapsira ku pritet të ndertohet Çerdha për fëmijë.