Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan Kolonel Agron Rukiqi me staf në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan, ka pritur në takim Komandantin e LMT të KFOR-it Turk në Gjilan Major Yonuz Yildiz dhe stafin e tij.
Gjatë këtij takimi përveç tjerash, u diskutuan tema të ndryshme që ndërlidhen me fushën e sigurisë si dhe të vazhdimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan dhe KFOR-it në Gjilan. Në këtë takim nga të dyja palët situata e sigurisë u vlerësua e qetë dhe stabile.
Kolonel Rukiqi falënderoi z.Yildiz për angazhimin e tyre në mbështetje të Policisë së Kosovës duke e cilësuar si një mision të rëndësishëm në fushën e sigurisë.