Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan Kolonel Agron Rukiqi me stafin e tij të lartë ka organizuar takim me Komandantët e Stacioneve Policore në kuadër të rajonit të Gjilanit.
Në këtë takim është analizuar zbatimi i “ Strategjisë së integruar e Policimit të drejtuar nga inteligjenca dhe Policimi në bashkësi, Plani i Veprimit 2021-2025”.
Është vlerësuar se janë ndërmarr veprimet në funksion të realizimit të aktiviteteve të përcaktuara me
këtë strategji.
Kolonel Rukiqi ka kërkuar t’i kushtohet kujdes preventivës duke rritur prezencën policore në teren, shtimin e aktiviteteve dhe masat e policisë rreth pikave të karburanteve, në parandalim të incidenteve kriminale, parandalim të vjedhjeve të rënda dhe grabitjeve, hetimin e rasteve kriminale, ngritjen akoma më shumë të bashkëpunimit me qytetarët dhe institucionet lokale, aktivitete shtesë për ngritjen e nivelit të sigurisë në përgjithësi, takime me bizneset, prezenca në afërsi të shkollave, reagimi të shpejtë në
incidente, aktivitetet shtesë kundër COVID-19, rritjen e raportimeve inteligjente, parandalimin e aksidenteve, shtimin e inspektimeve në nivel rajonal dhe stacione policore, ngritjen e integritetit dhe disiplinës së punonjësve, etj.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan mbetët e përkushtuar në mbrojtjen e rendit publik dhe ligjit duke ngritur bashkëpunimin me prioritet me qytetarët.
Policia e Kosovës duke zbatuar ligjet e aplikueshme synon krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e saj.