Edhe pse në këtë vit është shfuqizuar vendimi për kushtëzimin e pagesës së tatimit në pronë me rastin e regjistrimit të automjeteve, në buxhetin e komunës së Gjilanit kemi rritje prej 2% të të hyrave në krahasim me katër mujorin e parë të vitit të kaluar (në 2021 inkasimi ishte 759,935 euro ndërsa në 2022 është 773,912 euro).
Poashtu kemi zvogëlim të borxheve të trashëguara nga qeverisja e kaluar për 1.4 milion euro më pak prej shumës së rreth 12 milion, e të cilat i kemi paguar në muajin mars dhe prill, shumën më të madhe përmes përmbaruesve privat.
Qytetarët e Gjilanit kanë qenë gjithmonë të përgjegjshëm ndaj obligimeve të tatimit në pronë dhe të ndaj të gjitha shërbimeve që ju ofrohen. Jemi njëra ndër komunat e vetme që jemi në nivelin e njejtë të inkasimit pas heqjes së kushtëzimit për pagesë të tatimit në pronë.
Poashtu edhe bizneset tona kanë qenë dhe mbeten ndër kontributdhënësit më të mëdhenjë për mbushjen e buxhetit të shtetit.
Mirëpo, me përjashtim të një numri të bizneseve të Gjilanit, të cilat kanë shuma tepër të larta të borxheve ndaj tatimit në pronë dhe të një numri të qytetarëve të cilët nuk janë të rregullt në pagesat e tatimit në pronë.
Ne si drejtori e Buxhetit dhe Financave, sektori i tatimit në pronë jemi plotësisht të angazhuar dhe përkushtuar, për të negociuar dhe ofruar marrëveshje për shlyrjen e borxheve që kanë tatimpaguesit e pronës ndaj komunës së Gjilanit, në mënyrë që mos të veprohet përmes përmbaruesve, sepse e rëndon edhe më shumë barrën e qytetarit dhe bizneseve tona.
Vetëm me punë dhe përgjegjeshmëri, besim dhe mirëkuptim, bashkëpunim dhe kordinim mund të arrihen rezultatet e dëshiruara për të gjithë ne si institucione komunale dhe për qytetarët e bizneset e Gjilanit.
Mirënjohje për punën e sukseshme Ilmi Limoni, Saranda Rashiti dhe Qemajl Selmani.