Minatorët e ndrrimit të parë kanë mbetur të ngujuar në minierën e Trepçës që disa orë.
Kjo për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
Udhëheqësi i Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça – Stan Tërg, Behxhet Vinarci ka dhënë shpresë se minatorët do të dalin për rreth 30 minuta.
Vinarci për “Jepi zë” tha se KESCO është duke punuar për ta sanuar problemin me rrymën që erdhi si pasojë e shkarkimit të rrufeve.
“Kemi pasur perkeqësim të motit, ka pasur shkarkim të rrufeve, unë jam në vendin e ngjarjes dhe së bashku me KESCO jemi duke e sanuar problemin. Janë 127 minatorë të ngujuar. Jemi në fund të sanimit të defektit dhe besojmë që për rreth 30 deri në 40 minuta do të rregullohet dhe minatorët do të dalin. Për momentin nuk ka ndonjë rrezik për minatorët, po punojmë që sa më shpejt t’i nxjerrim nga aty”, tha Vinarci për “Jepi zë”.