Mëngjesin e ditës së martë, Njësia e Reagimit të Shpejtë e Policisë Kufitare është sulmuar sërish në Zupçe të Zubin Potokut.
Sulmi është kryer me armë të zjarrit.
Ky sulm është i gjashti me radhë ku sulmohen njësitet e policisë kufitare.
Drejtori i Departamentit të Policisë Kufitare në Policinë e Kosovës Ragip Bunjaku, tha se policia do të përgjigjet çdo herë me forcë proporcionale sulmeve që bëhen ndaj tyre.
“Policia e Kosovës duke u bazuar në Ligjin mbi policinë por edhe në rregulloret e brendshme çdo herë do të përgjigjet me forcën proporcionale ndaj çdo sulmi ndaj tyre. Edhe kjo nuk e përjashton mundësinë e kundërpërgjigjes në mënyrë proporcionale ndaj sulmeve që po bëhen”, tha ai në Klan Kosova.