Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti ka thënë se nuk ka Policë e as qytetarë të plagosur në veri.
Ai ka shtuar se Policia janë detyruar t’i mbyllin kufijtë si pasojë e tensoneve.
“Disa bllokada i kanë vendosur qytetarët atje në Veri, andaj jemi detyru me i mbyll vendkalimet kufitare deri në momentin kur të lirohet rruga. Nuk ka polic të lënduar e as qytetar të lënduar’’, tha Mehmeti për Nacionalen.