Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, dha një konferencë për shtyp pas zhvillimeve të sotme në veri gjatë operacionit anti-kontrabandë.
Ai tregoi se një autoblindë e policisë u sulmua me granata dore dhe armë të gjata, shkruan Jepi Zë.
Mehmeti tha se dyshohet edhe për një lloj rrjedhjeje të informacionit pai kontrolli policor u pengua nga qytetarë të nacionalitetit serb.
“Dyshohet se ka pasur një lloj rrjedhje të informacionit dhe është diçka që është duke u hetuar. Në veri nuk ka mundur të përfundojë në tërësi kontrolli në 8 lokacione për shkak se numër i madh i qytetarëve janë mbledhur për të penguar zyrtarët policorë.”, tha ai.