Drejtori i suspenduar i Policisë në Mitrovicën Veriore, Nenad Gjuriq u shpreh se është nder i madh që Serbia dhe presidenti, Aleksandar Vuçiq e rendisin “në mesin e të mëdhenjve dhe të famshmëve”.
Këto deklarata ai i bëri për gazetën serbe “Politika” pasi që u bë e ditur se Vuçiq do ta nderojë atë me Urdhërin Meritë të mbrojtjes dhe sigurisë së shkallës së parë.
“Që nga fillimi i punës sime në këtë detyrë kam bërë të pamundurën për të krijuar një atmosferë mes punonjësve të policisë që ata të ndihen të lirë dhe pa asnjë ngarkesë, që punën e tyre ta bëjnë me lehtësi dhe se të gjithë të kenë të drejta të barabarta mes nesh. Kam arritur sukses dhe jam shumë i lumtur për këtë”, ka thënë Gjuriq, shkruan n1info.
Ndryshe, Gjuriq u suspendua për shkak se ka refuzuar t’u lëshojë fletë-qortime qytetarëve në veri të Kosovës të cilët nuk kanë automjete të regjistruara me targa RKS./teve1.info/