Në qytetin e Gjilanit ka filluar zgjërimi i rrugës tek stacioni i autobusëve, në drejtim të Ferizajit.
Kompania e kontraktuar nga komuna po i largon drunjët e duke i dërguar në vende tjera.
Qytetarët të kësaj ane kanë reaguar duke kundërshtuar heqjen e drunjve, dhe hapsirave gjelbëruese.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, ka deklaruar se këta drunjë të cilët janë duke u hequr do të barten tek oborret e shkollave, si dhe në parkun ‘ Dardania ‘.
Drejtori i Shërbimeve Publike në Gjilan, Naser Korça, i kontaktuar nga Radio Star lidhje me largimin e drunjëve nga qendra e qytetit ka thënë se qytetarët nuk ka vend për panikë me arsyetimin sepse drunjët do të qëndrojn në vende të sigurta, dhe ato do të barten në oborret e shkollave dhe në parkun “Dardania”!
Ai ka deklaruar se janë duke vazhduar zgjerimin e rrugës së Ferizajit hyrje daljeve te qytetit, dhe për këtë arsye janë larguar drunjët dhe se do te kthehen prap ne vendin ku kan qen.