Sot kishim kënaqësinë që në ambientet e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit të presim komandantin e KFOR-it turk në Kosovë, kolonel Zafer Saglam me bashkëpunetorët e tij.
Koloneli Saglam së pari na u falenderua për shërbimin e dhënë nga ne në operacionin e një ushtari turk të KFOR-it i cili në nëntor të vitit të kaluar iu nënshtrua një operacioni kirurgjik në spitalin tonë.
Më tutje koloneli pasi shprehu interesimin e tij për të arriturat dhe sfidat e spitalit tonë, u interesua edhe për ndihmën që mund të na ofroj KFOR-i Turqisë dhe organizatat e tjera nga shteti mik i Turqisë.
Ne e vleresuam ndihmen e Turqisë mike për Republikën tonë dhe besimin e treguar nga ushtarët e KFOR-it turk për të marrë shërbime në spitalin tonë.
Me një dhuratë modeste por shume domethënëse për ne, u ndamë me pajtimin për bashkëpunim të metejmë në mes të institucionit tonë dhe KFOR-it turk.