Drejtori i Urbanizmit në Gjilan, Ali Arifi, ka zgjedhur një qasje të re për të prezantuar raportin e tij të punës për muajin shtator, duke përdorur platformën Facebook për t’i informuar qytetarët për zhvillimet dhe aktivitetet e Drejtorisë së Urbanizmit.
Në të kaluarën, drejtuesit komunalë zakonisht raportonin për punën e tyre në konferenca për shtyp, ku gazetarët kishin mundësinë të bënin pyetje dhe të merrnin informacion të drejtpërdrejtë.
Megjithatë, Ali Arifi ka vendosur ta publikojë raportin përmes rrjeteve sociale, duke shmangur format tradicionale të komunikimit.
Kjo formë e re e raportimit nuk ka treguar ndonjë sukses të veçantë deri më tani, pasi mungesa e komunikimit të drejtpërdrejtë me mediat dhe qytetarët ka bërë që transparenca dhe llogaridhënia të vihen në pikëpyetje.