Pas dështimit të tenderit Ministria e Punëve të Brendshme me certifikata nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit është anuluar, dhe si pasojë, ka dështuar furnizimi me certifikata në të gjitha Komunat e Kosovës.
Për këtë ka një sqarim Ministria e Punëve të Brendshme e cila ka njoftuar se ka kërkuar nga të gjitha Komunat që në mungesë të formularëve të përdorën metodat alternativ
Postimi i plotë nga Komuna e Gjilanit
Njoftim për Qytetarët
Drejtoria e Administratës së Përgjithshme në Komunën e Gjilanit, njofton të gjithë qytetarët se duke u bazuar në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Nr. 02 – 1861 të datës 28.03.2019, se nga data: 28.03.2019, për shkak të mungesës së formularëve (dokumenteve të gjendjes civile – certifikatave), qytetarët mund të pajisen me dokumente të gjendjes civile të shtypura në letër të bardhë deri në njoftimin tjetër nga MPB-ja.
Ndër të tjerat, në njoftimin e MPB-së, thuhet: “Këto dokumente do të përdoren vetëm për përdorim të brendshëm në të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovë”.
Datë 29.03.2019 Drejtori i DAP-it
Bardhyl Syla