Drejtori i DKA-së në Gjilan, Nazim Gagica, përmes një statusi në facebook, ka treguar se komuna e Gjilanit bashkë me Organizatën Ndërkombëtare Italiane, Volontari nel Mondo RTM, kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi shkruan Radio Star.
Kjo marrëveshje është në mbështetjen e institucioneve parashkollore, ngritjen e cilësisë në edukimin parashkollor e cila fokusohet në tri shtylla të strategjisë së ndërhyrjes.
Shkrimi i plotë:
Me kënaqësi të madhe sot nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Organizatën Ndërkombëtare Italiane, Volontari nel Mondo RTM, në kuadër të projektit PEDAKOS i financuar nga Ministria e Punëve të jashtme të Italisë.
PEDAKOS ka si objektiv të përgjithshëm mbështetjen e institucioneve parashkollore , ngritjen e cilësisë në edukimin parashkollor e cila fokusohet ne tri shtylla të strategjisë së ndërhyrjes, rritjen e kapaciteteve profesionale të stafit parashkollor përmes trajnimeve dhe vizitave studimore , praktika të mira:nga çerdhe e qytetit të Reggio Emilia të Italisë. Marrëveshja poashtu synon mbështetjen e dy Institucioneve Parashkollore në komunën tonë : IP Integj dhe IP në fshatin Shillove të Komunës së Gjilanit për të adoptuar një qasje edukative të bazuar në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe potencialit të fëmijëve, si dhe në përgjegjësinë mes aktereve të fushes se edukimit. përshtatjen e hapësirave edukative, pjesëmarrjen e familjes, ripërdorimin e materialeve dhe edukimin ushqimor si dhe Partneriteti Pubbliko-Privat të Institucioneve Parashshkollore.