FTESË PËR NOMINIM – APLIKIM 2018
KUSH MUND TË NOMINOHET APO TË APLIKOJË?
– Të gjithë nxënësit prej klasës VIII deri XII nga të gjitha shkollat e Kosovës (pa dallim race, etnie, gjuhe, gjinie, feje, etj.).
NXËNËSIT MUND TË NOMINOHEN NGA:
– Prindërit apo familja
– Mësimdhënësit
– Shoqëria
– Vetë-nominohen
SHËRBIME DHE AKTIVITETE PËRKRAHËSE PËR TË PËRZGJEDHURIT:
– Kurse të avancuara – Shkolla+
– Kamp veror
– Vizita studimore
– Takime me profesionistë dhe personalitete të shquara
– Qasje në literaturë të avancuar
– Orientim në karrierë dhe këshillim psikologjik
– Ndërmjetësim për bursa
– Klubi i atomistëve për aktivitete të përbashkëta
– Aktivitete kulturore, sociale, sportive e rekreative
Shënim:
Të gjitha shërbimet dhe aktivitetet përkrahëse për atomistët ofrohen falas nga Instituti ATOMI. Disa nga këto aktivitete dhe shërbime ofrohen për të gjithë atomistët dhe shfrytëzohen nga të gjithë atomistët e interesuar. Disa ofrohen sipas nevojës dhe kërkesës së atomistëve, ndërsa disa ofrohen sipas mundësive të Institutit ATOMI. Disa nga aktivitetet dhe shërbimet përkrahëse janë të njëhershme, ndërsa disa janë vazhdimisht në dispozicion të atomistëve të interesuar.
Instituti ATOMI ofron maksimumin e shërbimeve dhe aktiviteteve përkrahëse për atomistët në përputhje me burimet që ka në dispozicion ky institut, por jemi të vetëdijshëm se në raport me nevojat reale të atomistëve ne mund të ofrojmë shërbime dhe aktivitete përkrahëse modeste për shkak të mungesës së burimeve financiare, rrjedhimisht edhe profesionale e infrastrukturore, me të cilat ballafaqohet Instituti ATOMI.
APLIKACIONI I KOMPLETUAR DUHET TË PËRMBAJË KËTO 3 DOKUMENTE:
1. F1 – Formularin e plotësuar të nominimit – aplikimit (shkarko këtu)
2. F2 – Formularin e miratimit të prindit për personat nën 18 vjet (shkarko këtu) ose F2.1 – Formularin e miratimit të aplikuesit për personat mbi 18 vjet (shkarko këtu)
3. Certifikatën e lindjes (kopje/skanim) ose faqen e parë të letërnjoftimit të aplikuesit, nëse ka (kopje/skanim)
MËNYRA E APLIKIMIT:
Aplikimi mund të realizohen në njërën nga 3 mënyrat vijuese (meqë është më e lehtë për aplikim dhe për administrimin e të dhënave të aplikuesve, ju sugjerojmë që të aplikoni përmes mënyrës së parë – online):
1. Aplikimi online
Për të aplikuar online, klikoni KËTU.
2. Aplikimi përmes e-mailit
Për të aplikuar përmes e-mailit, aplikacioni i kompletuar (me 3 dokumentet e kërkuara) mund të dërgohet i skanuar në adresën elektronike apliko@atomi-ks.org.
3. Aplikimi përmes postës
Për të aplikuar përmes postës ose drejtpërdrejt, aplikacioni i kompletuar (me 3 dokumentet e kërkuara) mund të dorëzohet personalisht ose të dërgohet përmes postës, në një zarf të mbyllur në zyrën e Institutit ATOMI, çdo ditë pune nga ora 10:00 – 16:00, në adresën: Rr. Tahir Zajmi, Nr. 65, Gjimnazi Matematik, Kati III, Kalabri, 10 000 Prishtinë, Kosovë.
AFATI I NOMINIMIT – APLIKIMIT:
Afati i nominimit – aplikimit zgjatë deri më 30 nëntor 2018.
PYETJE APO INFORMATA SHTESË?
Vizitoni faqen e internetit www.atomi-ks.org apo kontaktoni në 045 460 320 ose info@atomi-ks.org.
ME RËNDËSI!!!
– Projekti ATOMI synon identifikimin e personave me inteligjencë të jashtëzakonshme (superiore).
– Këta persona jo domosdoshmërisht janë vetëm nxënësit me sukses të shkëlqyeshëm.
– Këta persona jo domosdoshmërisht janë “yje” në shkollë, meqë mund të jenë edhe persona që nuk bien lehtë në sy.
– Këta persona jo domosdoshmërisht janë të mirë-adaptuar në rrethin e tyre shoqëror, shkollor apo familjar.
– Sa i përket inteligjencës, nuk ka dallime gjinore, prandaj inkurajohen njëjtë edhe meshkujt edhe femrat që të nominohen apo të aplikojnë.
– Sa i përket inteligjencës, nuk ka rëndësi statusi socio-ekonomik i familjes dhe vendbanimi (fshat, qytet), prandaj inkurajohen të gjithë njëjtë që të nominohen apo të aplikojnë.
– Personat që kanë ndonjë vështirësi/pengesë/problem/paaftësi fizike apo shëndetësore aplikojnë njëjtë dhe trajtohen si gjithë të tjerët.
– Projekti ATOMI nuk synon identifikimin e personave që kanë talent apo shkathtësi specifike vetëm në fusha të veçanta (art, muzikë, sport).