Është mbajt trajnimi për përmirësimin e mbështetjen e fermerëve dhe qytetarëve të komunës.
Drejtori për Bujësi, Bajram Isufi, tha se ndjehet mirë që të vazhdoi akoma më fuqishëm drejt synimeve me projektet e trajnime të radhës në përmirësimin e mbështetjen e fermerëve dhe qytetarëve të komunës.
“Ju meritoni me shumë dhe me mirë, andaj do të punojmë vazhdimisht me tërë potencialin e energjinë ne arritjen e objektivave tona si drejtori e bujqësisë e në përkrahje të plotë të kryetarit të komunës Alban Hyseni”, tha Isufi
Ai tregoi se Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari, në këtë trajnim ka ftuar gratë, të rinjtë, fermerët, shoqatat bujqësore, agrobizneset si dhe të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në takimin informues me temën: “Zhvillimi Rural – Mundësi për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik”
“Qëllimi i këtij takimi është informimi dhe përfshirja aktive e komunitetit lokal në iniciativat për zhvillimin rural, prezantimi i mundësive për mbështetje financiare dhe teknike, si dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet sektorëve relevantë për përmirësimin e jetesës në zonat rurale.
Pjesëmarrja juaj është e mirëseardhur dhe me rëndësi për të ndërtuar politika më gjithëpërfshirëse në fushën e zhvillimit rural”, tha Bajram Isufi.
Drejtori njoftoi se në bashkëpunim me Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik dhe organizatën OJQ “Gruaja Hyjnore” organizojnë panairin tradicional për nder “15 Qershorit Ditës së Çlirimit të Gjilanit” në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”.
Ai ftoi të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit, të jenë e pjesë e këtij panairi tre ditësh ku do të shohin për së afërmi produktet vendore të punuara nga gratë ndërmarrëse dhe prodhuesit e produkteve bujqësore të Komunës së Gjilanit.
Sipas tij panairi ka për qëllim prezantimin e punimeve artizanale si veshje kombëtare, produkte ushqimore tradicionale të punuara dhe të gatuara nga gratë ndërmarrëse si dhe produktet e prodhimeve bujqësore të fshatrave të Komunës së Gjilanit.
Ndërsa bashkëbisedimin me fermerët e ka zhvilluar trajnerja Besnike Alijaj.