Në Pozheran të Vitisë, është rrënuar sot nga Drejtoria e Inspekcionit një objekt që gjendje brenda stadium aktual “ Ibrahim Kurteshi”.
Këtë gjë e bëri me dije Skënder Ahmeti, Drejtor i Inspekcionit në Viti i cili ndër tjerash shtoj se kjo drejtori është duke vazhduar me aksione për lirimin e hapësira publike.
“ Kemi vazhduar me aksione për lirimin e hapësirave publike, konkretisht në hapësirën e stadiumit të Pozheranit pasi që aty do vazhdon projekti i rivitalizimit të stadiumit. Natyrisht pas shterjes së të gjitha procedurave administrative, pra afatet, matjet gjeodezike dhe urdhëresës së dhënë uzurpatorit për të liruar hapësirën dhe të largoj gjësendet nga objekti” u shpreh drejtori Ahmeti.
Përndryshe ai bëri dije se kjo drejtori do të bëjë së shpejti edhe lirimin e hapësirës publike në afërsi të vendit, ku po ndërtohet objekti i ri Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Viti. Ai ftoj qytetarët që të njoftojnë këtë drejtori në rast së hasin në uzurpime të reja duke potencuar se ata të marrin masa të shpejta.