Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan, ka ndërmarrë një aksion për lirimin e hapësirës publike në disa pjesë të qytetit.
Kryetari Alban Hyseni, përmes një statusi në ‘facebook’, ka treguar se aksionet e tilla do të ketë në vazhdimësi dhe masat ndëshkuese do të jenë të paevitueshme.
Shkrimi i plotë:
VAZHDON LIRIMI I HAPËSIRAVE PUBLIKE NGA DREJTORIA E INSPEKCIONIT
Drejtoria e Inspekcionit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike, pengesave rrugore dhe reklamave-objekteve të cilat nuk janë pajisura me leje për shfrytëzim.
⚠️Aksionet e tilla do të ketë në vazhdimësi dhe masat ndëshkuese do të jenë të paevitueshme, andaj kërkojmë nga të gjithë që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat dhe vendimet komunale.